Categories Lajme

E tmerrshme/ 11-vjeçarja përdhunohet nga i dashuri i gjyshes, spitali i mohon abortin

Një ngjarje vërtet e tmerrshme ka ndodhur në Argjentinë, ku një vajzë 11-vjeçare, e cila ishte përdhunuar nga i dashuri i gjyshes së saj 65 vjeçar, ka lindur një fëmijë.

E mitura donte t’i jepte fund shtatzënisë, e cila erdhi si pasojë e përdhunimit, por kjo iu mohua nga spitali.

Sipas avokatit, vajza i ka thënë mjekëve: “Unë dua që ju të hiqni atë që plaku futi brenda meje”

Ligji ishte në anën e vajzës, pasi përdhunimi është ndër të paktet raste kur femrat në Argjentinë mund të bëjnë abort të ligjshëm.

Por, pavarësisht kësaj, spitali ka vendosur që mos kryejë abort, duke detyruar vajzën që të bëjë lindje çezariane.

Kjo ka ngjallur edhe debate dhe zemërim tek gratë argjentinase, të cilat kanë mbushur rrjetet sociale më hashtagun “vajzat jo nëna”.

Mjekët kanë zbuluar shtatzëninë e vajzës gjatë një vizite klinike të 23 janarit pasi ajo u ankua për dhimbje në stomak.

Mjekët i kanë dhënë mjekime vajzës për të forcuar fetusin. Ata kanë qenë kundër abortit, pasi rrezikohej shëndeti.

Autori i kësaj ngjarje është Eliseo Victor Amaya, 65 vjeç, i cili është arrestuar dhe është në paraburgim policor. Ai dyshohet se kërcënoi me vrasje vajzën nëse ajo tregon për abuzimin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME