Categories Lajme

E tr ishtë/ Nëna mes lotësh: Djali 2 vjeç humbi jetën, babai i tij nuk erdhi as në va rrim

Violeta Hysa ka treguar ditën e sotme në “Historia ime”, në Tv Klan, jetën e saj të vështirë. Ajo martohet me mbelsëri kur ishte vetëm 18 vjeç, lind 3 fëmijë dhe më pas ndahet nga bashkëshorti për shkak të dh unës psikologjike dhe fizike që ai ush tronte ndaj tyre.

Mes shumë vësh tirësive arrin të nisë jetën nga e para sëbashku me fëmijët. Njihet dhe fillon bashkëjetesën me një tjetër person, i cili bëhet babai i fëmijëve të saj. Gjithçka ishte duke shkuar mirë, deri në momentin kur një z jarr brenda shtëpisë shkakton humbjen e jetës së djalit të saj.

Violeta Hysa: Më ndihmoi një zonjë, fillova të punoja banakiere në një lokal deri në Shtator 2008. Atë ditë kur po kthehesha për të shkuar në shtëpi, ndodhi dhe fatkeqësia që u d ogj shtëpia.

Mirela Milori: Ti ndërkohë jetoje vetëm apo ishe njohur me dikë?

Violeta Hysa: Isha njohur me dikë.

Mirela Milori: Pra fillove bashkëjetesën?

Violeta Hysa: Po fillova bashkëjetesën.

Mirela Milori: Çfarë ndodhi atë ditë?

Violeta Hysa: Atë ditë kur shkova tek shtëpia, mora gocat dhe dola jashtë për momentin se djali ishte në gjumë. Ishte ora 5 pasdite, i mora gocat thashtë të blija bukë dhe gjëra, të bëja darkën. Kur pashë njerëzit që po vraponin, hyra brenda, por kishte marrë shtëpia fl akë nga ko rrenti, nuk ishin instalimet e mira. Ka qenë një prizë afër krevatit dhe kishte marrë fl akë. Hyra, por se nxorra dot jashtë djalin, e kishte mb ytur tymi. Arritëm e çuan në spital. Mua më ra të f ikët për momentin, e kishin marrë komshinjtë e çuan në spital. Pas një ore arrita në spital, por prapë nuk arriti asgjë.

Mirela Milori: Sa vjeç ishte djali?

Violeta Hysa: 2 vjeç e dy muaj. Më ka ardhur familja ime që e ka marrë, i kemi bërë ceremoninë në fshat tek familja ime, me mundësitë e atyre, se unë isha në gjendje de presive. Babai im lajmëroi dhe familjen e ish- bashkëshortit po asnjë nuk u interesua, nuk erdhi.

Mirela Milori: Po ish-bashkëshorti, babai i djalit erdhi?

Violeta Hysa: Jo asnjë nuk erdhi!

Më tej, Violeta tregon se kaloi në de presion për shkak të djalit, por fakti që ngeli sërish shtatzënë dhe lindi djalin me bashkëjetuesin, e përmirësoi gjendjen e saj. Por familja e tij nuk e donte dhe kërkoi ndarjen e tyre.

Violeta Hysa: Në 2011 ishte djali pak së murë dhe lajmëroi ai nënën e vet dhe kur erdhi ajo tek spitali kishte reagime që ta merrte djalin dhe mos kishte më asnjë lloj lidhje me mua.

Mirela Milori: Të merrte nipin apo djalin e saj?

Violeta Hysa: Të dy!

Mirela Milori: U përballe me të?

Violeta Hysa: Normal që u përballa i thashë meqë po zgjedh nënën tënde vazhdo me të, unë djalin s’ta jap. Normal u largua, shkoi tek familja e vet./tvklan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME