Categories Lajme

E tradhtoi sjellja nervoze, pas kontrollit policia i gjen kokainë në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Policia italiane arrestoi një 23-vjeçar shqiptar, i cili u kap me drogë në qytetin e Luça-s.  Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet M.H., i dënuar më parë për trafik droge.

Rreth orës 14:00 të ditës së djeshme një ekip i Komisariatit të Policisë së këtij qyteti ndaloi një makinë tip ‘Fiat Panda’, që ishte marrë me qira nga i riu.

Shoferi, i cili udhëtonte i vetëm, shfaqi menjëherë një nervozizëm të pazakontë duke u përpjekur të justifikonte praninë e tij në Luça për arsye turistike. Ndërkohë, policët kryen kontroll në automjet nga ky rezultoi se brenda kabinës së pasagjerit u gjet një sasi droge e llojit kokainë.

Brenda portofolit u gjet dhe u sekuestrua shuma prej 625 euro, të ardhura të veprimtarisë së trafikut të drogës.

Shtetasi shqiptar, i cili ka hyrë në Itali pak javë më parë dhe nuk ka banesë të përhershme, është arrestuar me akuzën e trafikut të drogës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME