Categories Lajme

E trishtë/ Mësuesja Ina Kasimati mbyll sytë përgjithmonë, kishte kërkuar të kthehej pranë familjes në Vlorë

Mësuesja dhe aktivistja Ina Kasimati, ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë, prej të cilës vuante prej vitesh. Lajmin e trishtë e dha një nga miqtë e saj, Erjon Kristo. Mësuesja e njohur për shumë breza në Tiranë, prej dy vitesh është mjekuar në Francë pas një sëmundjeje të rëndë, të cilën fatkeqësisht nuk ka mundur ta mposhtë. Muajt e fundit, ajo kishte kërkuar të kthehej pranë familjes në Vlorë nga Strasburgu, ku mbahej në jetë nga aparaturat, prej të cilave nuk mund të shkëputej.

“Zysh Ina i mbylli sytë përgjithmonë!

Me trishtim të thellë mora lajmin e ikjes nga jeta të zysh Ina Kasimatit.

Zysh Ina iku nga kjo jetë, por la pas shembullin më të mirë, sesi njeriu nuk duhet të dorëzohet kurrë përballë çdo vështirësie me të cilën mund të përballet.

Zysh Ina la pas shembullin sesi duhet të jetë modeli i një mesuesi, duke i dedikuar jetën një profesioni që e pa si mision.

Zysh Ina la pas shembullin më të mirë sesi duhet të jetë një grua e një nënë, e pathyeshme dhe mbrojtëse e të drejtave të njeriut.

Zysh Ina la pas shembullin e një LUFTËTAREJE që nuk u dorëzua kurrë!!!

Zysh Ina mbylli sytë në Vlorën e saj, pasi shqiptarët u bënë bashkë edhe njëherë, për ta sjellë në Shqipëri, për të plotësuar dëshirën e mësuese Inës.

Qofsh në paqe e mira Ina, njeriu i vlerave, i betejave, njeriu që nuk u dorëzua kurrë! Të qoftë dheu i lehtë.

Ngushëllime familjarëve!”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiloh Jolie rikthen në vëmendje stilin e Angelina Jolie-t, detaji në pamjen e saj që po bën xhiron e rrjetit

Shiloh Jolie rikthen në vëmendje stilin e Angelina Jolie-t, detaji në pamjen e saj që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni në Europë/ Goditet mafia, 30 të arrestuar për bankën okulte dhe pastrimin e 68 milionë eurove

Operacioni në Europë/ Goditet mafia, 30 të arrestuar për bankën okulte dhe pastrimin e 68…

LEXO ME SHUME