Categories Covid-19

E trishtë në Greqi/ Covidi i merr jetën 25-vjeçarit pa asnjë sëmundje shoqëruese

Një 25 vjeçar në Greqi ka humbur jetën nga koronavirusi dhe historia e tij i ka hedhur poshtë të gjitha teoritë se Covidi prek më së shumti moshën e tretë apo personat që kanë sëmundje shoqëruese. I ndjeri është identifikuar si Thodoris Pavlidis nga Dimitra Serre, i cili humbi betejën me sëmundjen, ndonëse nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese. Fillimisht u dërgua në spitalin e përgjithshëm të Serres, por më pas u transferua në Selanik, në spitalin Papanikolaou. Lajmi tragjik u njoftua në Facebook nga kryebashkiaku i Serres, Lefteris Avramakis.

“Për ju që nuk besoni, ju që mendoni se gjithçka është një gënjeshtër, për ju që mendoni se nuk ngjitet, për ju që mendoni se vaksina nuk do ketë asnjë efekt, për ju që nuk e llogaritni shëndetin tuaj, për ju që nuk e llogaritni shëndetin dhe thjesht ecni pa u shqetësuar pa maskë”, shkroi Avramakis duke i treguar edhe njëherë grekëve se koronavirusi është vërtetë një shqetësim i madh dhe të gjithë duhet të ruajnë veten. (A.M/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME