Categories Sport

E trishtë! Pas një sëmundje të rëndë, ndërron jetë ish-futbollisti shqiptar

Ish-futbollisti i njohur mitrovicas Gëzim Kaçaniku ka ndërruar jetë. Këtë lajm e ka bërë të ditur klubi Trepça ’89, përmes një telegram ngushëllimi.

Presidenti i klubit Trepça ’89, Abedin Zeka, ka njoftuar se ish-futbollisti i njohur nga Mitrovica, Abedin Zeka, ka ndërruar jetë, si dhe u ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve dhe komunitetit sportiv mitrovicas, transmeton Gazeta Express.

“Lajmi për ndarjen fizike nga ne na mërziti pa masë. Me rastin e ndarjes nga jeta e ish-futbollistit tonë Gëzim Kaqaniku KAQA Shprehim Ngushëllimet më të sinqerta Familjes dhe gjithë komunitet sportiv Mitrovicas”, shkruhet në telegramin e klubit mitrovicas.

“KAQO do të përkujtojmë gjithmonë të buzëqeshur do të mbesin në kujtime ato batutat dhe humorin që gjithmonë e ke sjellë në klub. I përjetshëm Kujtimi për Ty. Me dhimbje, Kryesia e KF Trepça’89 FC”, thuhej në telegram e klubit mitrovicas.

Në fund të janarit, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi në shoqëri të sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu, anëtarit të KE-së, Xhelal Broja dhe kryetarit të KF “Trepça”, Avni Haxhiu, e kishin vizituar Kaçanikun, i cili ndodhej në spital për shërim.

Me këtë rast presidenti Ademi i kishte dhënë kurajë ish-futbollistit të njohur me nofkën “Kaço” për ta përballuar me vullnet e sukses edhe atë sfidë dhe njëherësh i kishin uruar që ai sa më parë të kthehet në fushën e gjelbër për të vazhduar të japë kontributin e tij si trajner në zhvillimin e grupmoshave të reja në KF “Trepça

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME