Categories Showbiz

‘E ulët nivelin e bisedës, do çohem nga paneli’, shpërthen Rezart Veleshnja

Aktori i humorit Rezart Veleshnja, i cili shquhet edhe për batutat pikante që shpërndan në Instagramin e tij, është revoltuar teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel. Ai ishte ftuar për të folur rreth kinematografisë së ditëve të sotme, nëse është art apo komercializëm.  Në fillim të emisionit janë prezantuar të ftuarit, ku në studio kanë qenë aktori i mirënjohur Alfred Trebicka. Krah tij, aktori i humorit në “Portokalli”, Rezart Veleshnja dhe të ftuarit e tjerë me të cilët lidhja është bërë “LIVE”.

Mes këtyre ka qenë dhe aktori Drilon Hoxha, me të cilin lidhja do të bëhej përmes skype. Në momentin kur moderatorja përmendi Drilonin, Rezart Veleshnja është irrituar, duke i kujtuar faktin se e kanë ulur nivelin e bisedës. Ai tha se Drilon Hoxha nuk është specialist i fushës, ndaj në këtë rast nuk duhej të jepte mendimin e tij lidhur me temën që kishin parashtruar.

“E paskeni ulur komplet nivelin e bisedës. Nga profesora na çuat tashi… Nga profesore Zamira Kita na çuat tek Drilon Hoxha. Po Drilon Hoxha është… nuk ka as shkollën, as asnjë gjë. Të paktën ne e kemi mbaruar dhe një akademi dhe mund të flasim. Tashi filma mund të bëjë dhe një komshi i imi tek lagjia, por tashi e ulëm nivelin e bisedës fare. Je përballë një profesori. Panelin nuk mund ta ngatërrosh dhe mua më vjen keq për këtë dhe më detyron që unë personalisht në vend të profesor Fredit, sepse s’mund të na fusësh në lidhje skype Malvin Bolin, një shokun e lagjes Rezit që ka bërë një film. Është një njeri pa asnjë lloj background-i”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME