Categories Lajme

E urdhëroi Rama të shtirej sikur ishte virus? Reagon Vlonjati Brataj

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka reaguar ashpër sot ndaj një lajmi që sipas tij i referohet një avokati, i cili thotë se infektimi me Covid ka qenë një mashtrim me urdhër të Ramës. “Avokati i njohur hedh akuzat e rënda, zbulon mashtrimin e madh me koronavirusin në Shqipëri: Ja kush e urdhëroi Skënder Bratajn që bënte sikur ishte me Covid-19”.

Ku e zbulove? Ku i ke dëshmitë, ku i ke provat? Ku e ka llogjikën? Po ty kush të urdhëron të mashtrosh, kush ta jep të drejtën të përmendësh emrin tim?”, shprehet i revoltuar Skënder Brataj. Brataj sqaron se edhe cilët janë interesat e këtyre personave që sipas tij bëjnë lajme të tilla, ndërsa shton se janë sharlatanë dhe nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë fjalën edukatë. “Ne nuk duhet të kemi aq frikë nga gripi i stinës, duhet të kemi frikë nga VIRUSET SI JU! Unë jam mjek dhe nuk ma nxë goja të them e provovofsh Covidin!”, i është përgjigjur ndër të tjera Brataj avokatit në fjalë.

Reagimi i plotë i Skënder Brataj: STOP SHARLATANËVE, STOP MASHTRUESVE PARA SE TË JETË VONË! JETA ËSHTË MË E SHTRENJTË SE ÇDO PËRFITIM TJETËR! Çfarë gjeta sot në media!! Jam i indinjuar, jam i ofenduar, jam i lënduar, jam i lodhur, jam i skandalizuar se si në vitin 2020 çdo sharlatan mund të shkruaj dhe të mashtroj, çdo pseudoprofesionist t’i tregoj vendin profesionistit, çdo përfitues mund të përdori emrin e kujtdo vetëm për pëlqime netëoku?

Intelektual dhe popull shqipëtar ka ardhur koha të ndahet e vërteta nga mashtrimi, profesionisti nga gjithollogu, të ndahen të shkolluarit nga diplomat e blera që e kanë masakruar këtë vend. Njerëz që mbjellin mosbesim, konfuzion me qëllim, me arrogancë dhe ulërima, njerëz që përdorin çdo fjalor të ndyrë, njerëz që nuk di nëse e kanë dëgjuar ndonjëher fjalën EDUKATË!

Sot në media në titullin e sipërpërmendur të shkruhej se: “Rama ka caktuar Skënder Bratajn që bënte sikur ishte me Covid, por si kokrra e mollës. Ky tha se duhet të kemi frikë gripin e stinës”. Po e thashë se gripi i stinës do ti bashkohet SarsCov2 dhe e rrezikon më shumë jetën tuaj! Por ajo që dua tju them JU është se keni të drejtë! Ne nuk duhet të kemi aq frikë nga gripi i stinës, duhet të kemi frikë nga VIRUSET SI JU! Unë jam mjek dhe nuk ma nxë goja të them e provovofsh Covidin!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Akuzohet se vrau gruan, prokuroria italiane kërkon burgim të përjetshëm për shqiptarin

Selami Bodi, vrau në tetor të 2023 bashkëshorten e tij Etleva Bodi. Ngjarja e rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME