Ish-presidenti i SHBA-ve sot feston ditëlindjen. Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama sot feston ditëlindjen e 59-të, shkruan lajmi.net.
Me këtë rast, urimin më të bukur Obama e pranoi nga bashkëshortja e tij Michelle, e cila e uroi me një foto të vjetër. Në imazhin që ajo e postoi në rrjete sociale, duket se çifti kishin qenë në pushime bashkë me dy vajzat e tyre. “Urime ditëlindjen mashkulli im i preferuar. Për të gjitha ditët e mira, qiejt e kaltër dhe aventurat e reja që po vijnë”, ka shkruar ajo.