Categories Lajme

E ve dhe e papunë, rasti i Artës nga Vlora

Pas 10 vitesh pa punë, Arta Prifti u punësua si ndihmës edukatore në një kopsht privat në qytetin e Vlorës.

Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me rastin e Artës.

“Mirëmëngjes dhe me rastin e Artës nga Vlora, ju uroj një fundjavë të qetë”, shprehet Rama.

Vjehrri i saj, Andon Prifti, rreth 70 vjeç në një takim të llogaridhënies të zhvilluar në Vlorë i kërkoi kryeministrit Edi Rama, një vend pune për nusen e tij, e cila është me arsim të lartë dhe ka përfunduar shkollën e lartë.

Kryeministri Rama tha se “do t’ia gjejmë punën nuses, por në privat, nëse është dakord të punojë në privat të hënën ka punë edhe për nusen edhe për shumë nuse e dhëndurë të tjerë”.

Pas këtij takimi Andon Prifti dhe Arta Prifti kontaktohen nga koordinatorët e bashkëqeverisjes në bashkëpunim me Shërbimin Kombëtar të Punësimit.

Arta shprehet se “vjehrri gjithmonë ka qenë i përpjekur dhe më ka ardhur keq që nuk i kanë dhënë zgjidhje dhe nuk më kanë ndihmuar këto 10 vjet vetëm për përpjekjen e tij”.

“Unë nuk isha në dijeni të takimit ku kishte folur edhe vjehrri im. Gjithmonë më kanë përcjellë me fjalë të mira që do të rregullojmë, por nuk është bërë asgjë. Deri sa unë gjeta këtë zgjidhjen e fundit, ku fillova punë ndihmës edukatore në një kopsht privat dhe jam shumë mirë. Nuk e kam pritur m’u duk diçka kalimtare, direkt kam shkuar tek zyra e punës dhe më kanë pritur shumë mirë”, nënvizoi Prifti.

Arta u shpreh se “ishte emocionuese duke pritur kaq vite, kisha 10 vite pa punë, që pas largimit të bashkëshortit nga jeta. Të rrisësh dy fëmijë ishte e vështirë. Të ardhurat ishin qesharake 10 mijë lekë në muaj”.

Në një atmosferë festive në kopshtin ku është punësuar, Arta tha se “rri 4- 5 orë me fëmijët asistoj bashkë me mësuesen”.

“Fëmijët të japin emocion, kënaqësi, është një gjë e mirë të gjendesh ne punë në një ambient të këndshëm”, thotë Arta./k.s/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Shtunë 25 Korrik 2026

Dashi Dite e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do…

LEXO ME SHUME