Categories Lajme

E zhdukur prej 9-vitesh, Anglia njofton lajmin e mirë për Bleona Matën

Kërkimet për Bleona Matën, vajzën nga Kukësi e zhdukur prej 9 vitesh kanë filluar intesivisht në Britaninë e Madhe pas zbulimit të identikitit.

Policia britanike, Rrjeti Global i Fëmijëve të Humbur dhe Qendra Kombëtare për Fëmijët e Humbur në Shqipëri, kanë hapur kërkimet për Bleona Matën në Mbretërine e Bashkuar.

Lajmin e ka dhënë Drejtori i CRCA, Altin Hazizaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan: “Le të shpresojmë fort që do ta gjejmë së shpejti Bleonën!”

Me 20 mars ekspertët ndërkombëtarë amerikanë në bashkëpunim me alo 116, linja kombëtare e Këshillimit për fëmijët realizuan pamjen e Bleonës sot, me foto nga nëna babai dhe vëllai i saj më i vogël, në përafrimin që ajo ka me familjarët e saj, shkruan meganews.al

Identikiti është realizuar me qëllimin për të ndihmuar kërkimet për vajzën e zhdukur në mënyrë misterioze për të cilën ende nuk dihet asgjë.

Bleona Mata u zhduk më 22 maj të vitit 2010 teksa kulloste bagëtitë në malin e fshatit Zapod, të Kukësit, shumë pranë banesës së saj së bashku me 5 vajza të tjera . E ëma nuk ka reshtur asnjëherë së kërkuari vajzën.

Atëherë policia mori dhe rimori në pyetje vajzat, por asnjëra prej tyre nuk tregoi asnjë gjë nga ajo çfarë vërtetë ndodhi atë pasdite kur Bleona u zhduk./meganews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME