Categories Lajme

Ecuria javore e kursit të këmbimit/ Forcohet euro ndaj lekut, valutat e tjera me luhatje të lehta

Monedha e përbashkët europiane, euro ka regjistruar një javë pozitive në raport me Lekun ndryshe nga valutat e tjera që janë luhatur në këmbim me Lekun, gjatë javës 5 deri 11 tetor 2020. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye në fundjavë me 124.1 lekë në raport me 123.98 lekë që këmbehej ditën e hënë.

Ndërsa monedha e gjelbër amerikane, nuk ka shënuar lëvizje të rëndësishme të vlerës gjatë 7 ditëve të fundit. Dollari amerikan e mbylli javën në kuotën e 105.21 lekëve ndaj vlerës 105.59 lekë që u këmbye ditën e hënë.

Paundi britanik pasi është rritur disi në tre ditën e para të javës ka pësuar rënie të lehtë në raport me Lekun, duke u ankoruar në fundjavë në kuotën e 136.1 lekë, më një rënie prej  0.6 lekë nga fillimi i periudhës së 5 deri 11 tetorit.

Franga zvicerane humbi terren gjatë kësaj jave. Monedha zvicerane këmbehet me 115.24 lekë ndaj 115.29 lekëve që u këmbye në fillim javë, ndërsa shënoi rënie të ndjeshme në vlerën 114.96 lekë në mes të javës.

Banka e Shqipërisë shprehet se kursi i këmbimit valutor është i qendrueshëm dhe i stabilizuar. Sipas BSH-së, kërkesë oferta e brendshme por edhe ecuria e bursave ndërkombëtare vijojnë të reflektohen në ecurinë e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME