Categories Lajme

‘Edhe korçare edhe trime? Merr të dashurin dhe ik në Durrës’| Banori-Ramës: Po ku je more çuni i lagjes

Pas Durrësit, kryeministri Edi Rama është kthyer në Tiranë. Ai vizitoi pasdite disa familje në një pallat te njësia Administrative Nr.7, për t’i bindur të largohen përkohësisht, në funksion të rindërtimit të çatisë së rrënuar nga lëkundjet sizmike. “Shtëpia lëvizi si të ishte lodër” tha Donika, një prej banoreve me origjinë nga Korça.

Ne kemi pasur me frikë këto godinat, por kanë rezistuar goxha mirë, pjesa e sipërme duhet të riparohet. Merre edhe të dashurin që e ke në gjumë tani, shkoni te kovaleshenca dhe shkoni bëni një pushim të detyruar.

Atje i keni të gjitha, edhe koha është e mirë dhe bën ca shëtitje buzë detit. Ku na dole edhe ti korçare, ato janë për ballo, teatro, kinema, libra, gjuhën shqipe dhe kultivimin e shitjes, por edhe kaq shumë trime nuk e dinim” theksoi kryeministri.

Gjatë vizitës nuk munguan edhe batutat. “Po ku je more çuni i lagjes, jam çuni i Nailes dhe jo Bashkimi” i tha një banor kryeministrit, ndërsa Rama iu përgjigj ‘Kur njoh Nailen të njoh edhe ty, duhet të ikësh ca kohë në Durrës‘.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME