Categories Lifestyle

Çfarë tregojnë ëndrrat për shëndetin tuaj

Të deshifrosh kuptimin e ëndrrave lidhet ngushtë me trurin, por çfarë ndoshta s’dinit është se ëndrrat tregojnë shumë për shëndetin tuaj. Ëndrrat janë gjëra të çuditshme dhe konfuze.

Ka disa njerëz që përpiqen t’i interpretojnë gjërat që ne ëndërrojmë, ndërsa të tjerë besojnë se nuk ka asgjë me rëndësi në ëndrrat tona përveç mendimeve tona të nën-ndërgjegjshme. Megjithatë, studiuesit kanë zbuluar kohët e fundit se ëndrrat janë në fakt një tregues i mirë i shëndetit tuaj, si dhe të kanë një ndikim të vërtetë në shëndetin tuaj fizik dhe mendor, transmeton Portalb.

Të mbash mend më shumë ëndrra se zakonisht

Ëndrrat e gjata, të detajuara mund të argëtojnë miqtë që ju dëgjojnë, por s’janë shenjë dhe aq e mirë për ju. Studimet e kryera kanë vërtetuar se njerëzit që zgjohen shpesh natën mbajnë mend me qartësi çdo ëndërr që kanë parë, shkruan bota.al. Pra ti mund të mos jesh duke bërë gjumë të mirë.

Ëndrrat e çuditshme

Shikoni çfarë hani nëse ëndërroni gjëra të çuditshme. Një dhimbje stomaku, a një përzierje ju shkakton parehati dhe si rrjedhojë ëndrrat janë aspak të zakonshme.

S’shihni ëndrra fare

Nëse nuk mbani mend kurrë asnjë ëndërr, mund të vuani nga apnea, çrregullimi i frymëmarrjes gjatë gjumit. Zgjimet e herë pas hershme ju bëjnë të mos i kushtoni aspak rëndësi gjumit dhe aq më pak ëndrrave.

Shihni shumë ëndrra!

Nëse gjatë gjithë kohës shihni ëndrra – përfshi këtu edhe gjatë dremitjeve të drekës- mund të jeni duke vuajtur nga narkolepsia. Ky çrregullim ju bën të ndiheni të lodhur gjatë ditës dhe të dobët. Regjimi i gjumit prishet dhe procesi i ëndrrave nis shumë më herët nga ç’duhet të fillojë në gjendje normale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME