Categories Lajme

‘Edhe opozita është dakort’, Kurti: Taksa ndaj mallrave serbe zëvendësohet me reciprocitet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përsëritur qëndrimin se taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe do të zëvendësohet me reciprocitet të plotë.Në konferencën e tij të parë si kryeministër i Kosovës pas takimit me shefen e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, Kurti ka thënë se “parimi për marrëdhënie konstruktive do të jetë princip pune” “Ne nuk i vendosim Serbinë dhe Bosnjën në të njëjtën fjali asnjëherë edhe për shkaqe historike edhe për arsye aktuale. Ne konsiderojmë që jemi këtu ku jemi si qeveri e re edhe për shkak të zotimit tonë që me Serbinë do të kemi reciprocitet politik, ekonomik e tregtar si zëvendësim për tarifën 100 për qind.

s’themi se do të kthehemi në marrëdhënie asimetrike, por do ta avancojmë duke shndërruar subjektivitetin tonë në çështje integriteti me parimin që njihet për vlerën e tij në raportet ndërfqinjësore – reciprociteti. Edhe LDK-ja, edhe VV-ja, mbi 60 për qind të votave në Kosovë në mesin e shqiptarëve, ishin me parimin e reciprocitetit. Edhe ata që sot janë në opozitë apo që s’na votuan mund të mos pajtohen me ne për gjëra të ndryshme, por për reciprocitetin janë pro. Këtë parim për marrëdhënie konstruktive do ta ketë princip pune”, ka thënë ai. Në anën tjetër, Apostolova nuk ka pranuar të komentojë reciprocitetin pos ka thënë që BE-ja ka qenë e qartë duke kërkuar heqjen e taksës dhe se ajo është e interesuar që dialogu Kosovë – Serbi të fillojë sërish.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME