Categories Lajme

E kishin kthyer në biznes shitjen e kokainës, arrestohen tre djem shqiptarë në Itali

Tre shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi e kishin kthyer në një “biznes” shitjen e kokainës. Shqiptarët shisnin kokainë në mbarë zonën e Valle Sabbias. Jo vetëm kaq, por të rinjtë nga Shqipëria kishin shtrirë aktivitetin e tyre të paligjshëm edhe në komunat përreth. Kjo ishte arsyeja se përse ata përfunduan në prangat e karabinierëve. Ata u arrestuan këtë mëngjes, mirëpo për vetëm për njërin prej tyre u caktua masa e rreptë e “arrestit me burg”, pasi dy të tjerë u lanë në “arrest shtëpie”, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Kështu, u burgos vetëm 23-vjeçari, kurse janë lënë në masën e “arrestit në shtëpi” një 33-vjeçar e një 29-vjeçar. Hetimi për këtë rast ka zgjatur më shumë se një vit, pasi shqiptarët janë mbajtur nën vëzhgim. Policia iu kishte gjeture atyre kokainë të gatshme dhe 2600 euro. Pas pyetjeve policore, u zbulua se kemi të bëjmë me një grup të organizuar që merrej me tregti droge.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME