Categories Lajme

Mjeshtri i valleve që trondiste skenën feston sot ditëlindjen, Liljana Cingu nuk e harron: Gëzuar nder i kombit, që pushtove botën

Mjeshtri i madh i valleve popullore Besim Zekthi ditën e sotme feston ditëlindjen dhe një urim special për të vjen nga po një tjetër mjeshtre e valles shqiptare Liljana Cingu. Liljana Cingu valltare e njohur e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore e nderuar nga presidenti shqiptar me urdhrin “Mjeshtër i madh” për kontributin e dhënë në vallen popullore ndërsa e ka uruar Zekthin e cilëson atë si i madhi i korofeut të valleve të koreografisë dhe të perlave të skenës shqiptare që ka pushtuar botën me talentin e tij.

“Urime ditëlindjen të madhit, korofeut të valleve të koreografisë të perlave të skenës Shqiptare ato valle që bukur i kërcente Nderi i Kombit mjeshtri Besim Zekthi që pushtoi me bukurinë e talentin e tij skenat e vendit e të botës, ditë muaj vite e shumë dekada duhen që të flasësh për talentin tënd, nga zemra të uroj vite pa fund ashtu siç forca yte skenen trondiste”, shkruan ajo. Zekthi lindi më 5 shkurt 1936 në Tiranë. Ai është kërcimtar, mjeshtër i valles popullore shqiptare, solist i pakrahasueshëm i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, i cili shkëlqeu veçanërisht në vallet e njohura “Vallja e shqipeve” dhe “Festë ka sot Shqipëria” dhe ishte ndër protagonistët kryesorë që i dha Gjerdanin e Artë vendit tonë në festivalin e Dizhonit në Francë në vitin 1970. Valltari rrëmbeu në Francë në vitin 1970 “Gjerdanin e Artë” për vendit tonë në festivalin e Dizhonit dhe i bëri të njohura ndërkombtarisht vallet popullore shqiptare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME