Categories Lajme

Edhe Plisi (qeleshja) “na doli” i serbëve?

Nga Fahri Xharra- “Rruga e nisur ishte ajo e duhura dhe ishte vërtetë evolutive, por pa ditur se ç’bëjmë dhe si t’ia bëjmë, ajo ka mbetur në vend, dhe kështu po shkojmë drejt një involucioni rraskapitës dhe vetëasgjesues. Ne duhej të ndërtonim në themel të fortë, në shkëmb, që të qëndrojë e të mos vijë uji e ta na merrë. Ose drurin që nuk e kemi mbjellur vetë, lehtë do të na e shkulin me rrënjë”.
Këto fjalë ishin si hyrje për politikën, gjuhën, historinë dhe ardhmërinë tonë që si duket është duke u shkulur me rrënjë.
Heshtja e jonë kolektive, dhe mashtrim që na u bë si duket do të jenë vetëasgjësues, një vetëshkatërrim që as që po e vërejmë, por ai po e gërryen me rrënjë çdo gjë shqiptare.

Ju kujtohet lahuta shkoi në Serbi, çiftelia shkoi në Iran,
“Eposi i kreshnikëve” u varros në heshtjen tonë. Radhën e kanë xhubleta dhe tani edhe plisi.
Kur lexova në shkrimet serbe se plisi na qenka “gjithë- ballkanik”, apo më saktë na qenka “serbo-pellazg”, rashë në dy gjunj duke mos ditur të gjej fajtorin e kësaj “humbjeje”. Interesante qenka jeta dhe historia e saj, plisin që as “grekët” e as romakët nuk u munduan ta bënin të vetin, madje as turku gjatë gjashtëqindvjetëshit mbi ne, tani ia “arrijnë” serbët!
“Lueje shqiptar kryet e bullit”, nëse mundesh! Shkrimi që më ka goditur më së shumti dhe që është më “bindësi” për botën e pa informuar, për botën dashakeqe është: “ЧЕЧЕ – СТАРОБАЛКАНСКА БЕЛА ВУНЕНА КАПА” (Plisi- kapuç i vjetër ballkanik nga leshi i bardhë), i shkruar nga Milosh Nikolajeviq.
E mendova se si t’i përgjigjem këtij i ashtuquajtur “njeri i civilizuar” duke e ditur që përveç lexuesit tim besnik, askush tjetër nga qarqet e larta institucionale nuk do e hapë gojë, jo të më shprehin fjalë miradije për mua, por të dalin me komente dhe shkrime akademike dhe t’i botojnë në të gjithë gjuhët e njohura të Europës për ta hedhur teorinë serbe të përvetësimit të një gjëje, e cila nuk është e tyre, por që heshtja është aprovim, pajtim, atëherë plisi i shenjtë mbetet serb.

Ilirët e lashtë mbanin plis
“Të gjithë e njohim kapuqin e bardhë shqiptar – Keqe, e dimë që është pjesë e traditës dhe e kulturës së popullit shqiptar,- e fillon shkrimin autori serb,- e dimë gjithashtu për fotografitë e shqiptarëve, ballistëve dhe kaçakëve, të cilët nëpërmjet ushtrive pushtuese i mbysin serbët në Kosovë e Metohi”,- e vazhdon studjuesi me vaj dhe dhembshuri shkrimin e tij. Duke u nisur nga kjo duhen të bëhen shumë hulumtime për shqiptarët dhe Shqipërinë, kulturën e tyre, traditat, folklorin e posaçërisht veshjet popullore, të cilat janë vjedhura nga ne”.

Si guxon ky njeri të shkruajë në këtë mënyrë, duke e ditur se absolutisht gënjen? Por, e ka një bazë; sa përqind të pleqve sot e mbajnë plisin dhe në vend të tij atë të haxhillykit? Shkrimi nuk mbaron me kaq, por ai e vazhdon: “Me argumente të shkruara si dhe me foto-argumente do iu tregojmë që kapuçi i bardhë tradicional që njihet si Keqe (plis fxh) nuk është shqiptar, por pasuri kulturore shumë e lashtë paraserbe-pellazgjike, e cila nga mosdituria, mosnjohja e së vërtetës është errësuar dhe harruar edhe nga serbët”. Pra, plisi po i qet’ pellazgët në dritë (pellazgët që mohohen nga akademitë i thënçin shqiptare), por si trashëgimi serbe. Gjakovë, 26.09.20 * Fotografia kryesore i takon Odiseut me plis, teksa vret Polifemin

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME