Edhe pse në kufizimi lëvizjeje nuk ndalen aksidentet në vend. Ditën e sotme rreth orës 07:35, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, një mjet akoma i paidentifikuar ka përplasur shtetasin Xh.S., 63 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes 63-vjeçari ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.