Categories Lajme

Edhe Ura Vajgurore nën “pushtimin” e flakëve

Është përfshirë nga flakët një masiv pyjesh në Urën Vajgurore. Zjarrfikësit ndodhen vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Rreth 5 ha pyll është djegur si pasojë e zjarrit.

Zjarret në Shëngjin e Klos- Ndërkohë prej orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, zjarret vijojnë të jenë aktive në malin e Shëngjinit.  Raportohet se nga flakët ka ndodhur një shpërthim dhe se zjarri i është afruar varrezave.

Në terren ndodhen zjarrfikëse nga Lezha, Mirdita, Kurbini, Mati, Tirana si dhe forcat e ushtrisë. Flakët janë favorizuar edhe nga era e fortë. Gjithashtu një zjarr i madh u shfaq këtë të premte në masivin pyjor me pishë në fshatin Patin të Bashkisë së Klosit.

Vatra e zjarrit u përhap me shpejtësi për shkak të erës. Për shkak të mungesës së rrugës automoblisitike, për shuarjen e zjarrit janë përdorur pompa shpine nga zjarrfikësit. 1 hektar pishë mësohet se është përshkuar nga flakët, ndërsa bashkia Klos tha se tashmë vatra është neutralizuar për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME