Categories Lajme

Edi Rama kritika BE-së për vaksinat: E latë Shqipërinë dhe Ballkanin mënjanë!

Kryeministri Edi Rama, ka qenë në Bruksel ku ka artikuluar kritika për Bashkimin Europian, në prani të ministrit të Jashtëm të BE-së, Joseph Borell dhe Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, lidhur me vaksinimin kundër Covid-19. Rama tha se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor u mënjanuan nga BE në procesin e vaksinimit.

Ne vlerësojmë shumë përpjekjet e bëra nga Komisioneri për të qenë në anën tonë në këtë moment kaq delikat kur ne Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit u lamë mënjanë në shpërndarjen e vaksinave.

Ishte një moment tronditës për njerëzit tanë pasi ne nuk jetojmë në kufi, por brenda BE, por jemi të rrethuar në rajonin tonë nga kufijtë e BE. Megjithatë, un e di ju të gjithë e dini si shkoi kjo gjë.

Sot ka 140 vende që nuk kanë nisur asnjë injeksion. Sot ka 10 vende që kanë 70% të prodhimit. Është e vështirë jo vetëm për ne por shumë anëtarë të BE. Jam i lumtur që të shpall se Covax po nis më në fund tu japë vendeve dozat e para. Dhe do të jemi shumë të lumtura të marrim dërgesën e parë të vaksinës AstraZeneca”, tha Rama.

Kryeministri deklaroi se Bashkimi Europian është një bekim për Shqipërinë edhe pse nga rrethanat ku ndodhemi, mund të duket “si një mallkim”.

“Gjëja më e rëndësishme për ne është se e kemi bërë punën tonë dhe jemi përherë shumë të vëmendshëm të dëgjojmë komisionin sepse është mekanizimi më i lartë vlerësues.

Shpresoj shumë fort që plani për investimin në Ballkani i prezantuar vitin e kaluar është një intsrument i dobishëm për të forcuar ekonomitë tona ndërkohë që ne luftojmë dhe përpiqemi të ecim përpara në procesin e integrimit. Ne luftojmë dhe përpiqemi të ecim përpara në procesin e integrimit. Ne nuk i bëjmë këto reforma sepse na i kërkoni ju por sepse i detyrohemi fëmijëve tanë dhe brezave që do të fëmijëve tanë.

BE eshte nje bekim për. Mund të duket si mallkim në rrethanat në të cilat ndodhemi. Por eshtë një dhimbje me të cilën duhet të merremi në emër të së ardhmes. Nuk ka asgjë në të ardhmen tonë që mund të krahasohet me Bashkimin Europian”, tha/TPZ.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME