Categories Politike

Edi Rama: Kryebashkiaku i Pekinit këndoi “malet me blerim mbuluar” kur më pa mua…

Kryeministri EEdi Rama, ka treguar një histori mallëngjyese, me qytetarët kinezë, kur ka vajtur në rrobaqepësi për të qepur një xhaketë, duke qenë se përmasat e tij nuk janë standarte dhe duhet t’i blejë rrobat me porosi.

Ja historia që ka treguar Rama me kinezët: Më ka bërë përshtypje kur kam qenë në Kinë sepse doja të qepja një xhaketë ‘Mao’, me përmasat e mija, sepse nuk kishte në dyqan dhe më çuan në një rrobaqepësi, që të bëja vizatimin dhe të më qepnin xhaketën. Mund të ishin rreth 60 rrobaqepëse dhe pasi e morën vesh kush isha unë filluan të këndonin këngën ‘ara fabrika kantiere’. Të takimin që pata në darkë me kryetarin e bashkisë së Pekinit i thash më ka ndodhur kjo gjë. Ai më pa dhe filloi të këndonte ‘malet me blerim mbuluar’. Ishte një kohë kur dashuria sillte të ardhura. Kurse tani është një kohë kur të ardhurat sjellin dashurinë. Në këtë pikë në jemi në disavantazh të madh, por do bëjmë tonën, do bëjmë më të mirën.”Deklaratën kryeministri Edi Rama e bëri gjatë fjalës së tij në aktivitetin “Përtej kujtimeve”, organizuar në kuadër të 70 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-Kinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME