Categories Lajme

Edi Rama në Vlorë, ja projektet më të rëndësishme që do bëjmë në qytet

Kryeministri i vendit Edi Rama në fjalën e tij në prezantimin e projektit për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, tha se qeveria ka disa projekte të rëndësishme që do t’i bëjë realitet në qytet.

Rama u shpreh se qeveria pritet që të konsultojë projektin për aeroportin, ndërsa ka shtuar se po punohet edhe për projekte të tjera në Vlorë, për ta kthyer qytetin në një bazë të frekuentimit nga turistët e huaj. “Duhet të investojmë akoma më shumë në Vlorë, sepse qyteti gjithmonë e më shumë do të kthehet për turizëm. Sot për sot nuk është e mundur që shtëpitë në lagje të caktuara të shërbejnë për turistët, sepse gjenden në konteste antituristike. Paralelisht duhet të punojmë fuqishëm, ne si qeveri dhe bashkia.

Do të transformojmë portin, do ta kthejmë në port turistik. Padyshim që qendra e gravitetit të zhvillimit është Aeroporti Ndërkombëtar. Tani kanë filluar të shkruajnë edhe gazetat e huaja se kush e ka marrë përsipër. Ne akoma jemi në proces të diskutimit të brendshëm për mënyrën sesi do të procedojmë. Kemi opsionin për një kompani ndërkombëtare që do e ndërtojë ose ta nisim vetë. Kemi përcaktuar një buxhet si qeveri, pastaj do të merret vendim, së shpejti. Aeroporti do kërkojë kohën e vet”, deklaroi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME