Categories Politike

Edi Rama reagon pas marrëveshjes, i drejtohet Bashës: Meqë je i kënaqur…

Kryeministri Edi Ramës ka reaguar menjëherë pas arritjes së marrëveshjes në Këshillin Politik duke thënë se pas 3 vjetësh marshim e 3 netësh ngujim opozita dërgoi fjalën e fundit. Rama i drejtohet Bashës duke thënë se ky i fundit është i mendimit që “Mirë e kishim ashtu siç e kishim”, duke komentuar kështu kërkesën e mazhorancës për ndryshimin e administratës zgjedhore dhe mospranimin e saj nga pakica.

“Pas 3 vjetësh marshim e 3 netësh ngujim na sollën fjalën e fundit: “Mirë e kishim ashtu siç e kishim”Po mirë, unë kam menduar e mendoj që ka edhe më mirë, po meqë LBPD janë të kënaqur me kaq për zgjedhjet e ardhshme, bujrum, si ta duan ata

Rëndësi ka që: LBPD do hyjë në zgjedhje me Kodin Zgjedhor siç e deshën vetëODHIR është dakord që kjo nuk e cënon lirinë e zgjedhjeve BE është e kënaqur, Shqipëria s’ka më pikëpyetje në prag të vendimit për datën e nisjes zyrtare të negociataveAh po, mbaroi edhe revolucioni”, shkruan Rama.

Lulzim Basha e konsideron marrëveshjen e sotme si një hap përpara për të mundësuar më shumë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Ai ka reaguar menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik teksa shkruan se opozita është e gatshme është e gatshme dhe po punon përditë për t’jua kthyer qeverisjen shqiptarëve.

“Sot kemi hedhur një hap përpara, për të mundësuar më shumë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar është e gatshme dhe po punon përditë për t’jua kthyer qeverisjen shqiptarëve”, shkruan Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME