Categories Sport

Edi Reja entuziast: Do të thyej rekordin me Shqipërinë!

“Edi Reja, nga këtu deri në përjetësi”. Kështu e nis shkrimin e saj “Corriere dello Sport”. E përditshmja italiane ka qenë e para që ka mundur të flasë me teknikun kuqezi pak orë pas largimit të tij nga Shqipëria, në fund të ndeshjeve me Andorrën dhe Francën. Trajneri, siç edhe është bërë me dije, ka gjetur akord për të rinovuar dhe vetë e pranon diçka të tillë në mediat italiane, e cila do ta mbajë të lidhur me vendin e shqiponjave. 74 vjeç, por kjo duket vetëm si sfida e radhës për një burrë prej futbolli të vërtetë.

Edi duket si ata marinarë që kanë lundruar për shumë dekada dete dhe oqeane e më në fund erën e konsiderojnë si një mike të vjetër. “Sapo është zyrtarizuar akordi i tij me federatën shqiptare dhe e kontaktojmë telefonikisht”, ka vijuar gazeta italiane që më tej sjell intervistën me trajnerin.

Si ndiheni zoti Reja?

Sapo kam mbërritur në Itali me një fluturim nga Tirana në Romë. Do të shkoj në Trieste e që aty në Goricia ku kam edhe shtëpinë. Jam i lodhur, por edhe i lumtur. Aventura e re me Shqipërinë më ka dhënë shumë entuziazëm.

I ri je vetëm një herë në jetë, por nëse tregohesh i zoti mund të jesh përgjithmonë. Reja, brenda jush vlon ende zjarri i dikurshëm?

Kam ende shumë pasion për këtë profesion. Dua të njoh, të mësoj e të vë në diskutim përvojën time. Kjo është një sfidë shumë e bukur, projekti është solid dhe nuk ka lidhje vetëm me Kombëtaren. Së bashku me stafin tim do të kemi edhe detyra të tjera, sepse do të na duhet të mbikëqyrim të gjithë lëvizjen futbollistike shqiptare. Është një pikënisje shumë stimuluese e jam i stërmbushur me pritshmëri.

Jeni trajneri më pak i ri në planet…

Thuaje që jam i plakur, nuk ka problem. Mosha është një ndjenjë, diçka që ti e ndien brenda vetes dhe se çfarë shkruhet në certifikatën e lindjes ka pak rëndësi. Sidoqoftë, nëse jam trajneri më i moshuar në planet, është një rekord që po thyej me Shqipërinë dhe për këtë jam i lumtur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME