Categories Lajme

Efektivët që dalin 55 vjeç në pension / Lleshaj: Marrin 50% të pagës neto…

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi sot se policët mbi 55 vjeç që dalin në pension do të marrin 50% të pagës neto, plus përfitojnë të drejtat e pensionit të parakohshëm. “Ne kemi miratuar së fundmi një pr/ligj që shënon një risi të madhe dhe mbështetje të jashtëzakonshme për Policinë e Shtetit. Policia e Shtetit shqiptar është një polici me një moshë mesatare të lartë. Polici me moshë mesatare të lartë e një vendi me moshë mesatare të re. Këta njerëz, një pjesë e tyre detyrohen që për të kryer mision dhe detyrën e tyre të jenë dhe fizikisht në kushte të përshtatshme. Me kalimin e moshës ka shumë prej tyre që nuk kanë kondicionet fizike që duhet të kishin. Sot thuhet që nëse nuk plotëson parmetrat duhet të dilni dhe të shkoni në shtëpi. Kaq e ashpër është sot”, tha Lleshaj.

“Ne kemi thënë që përpara dy mundësive për t’i hequr policët ose për t’i flakur në një farë mënyre me të drejtën e sotme. Ne kemi zgjedhur mundësinë e dytë për t’i nxjerrë, por për t’i trajtuar financiarisht pothuajse me të njëjtin nivel page si në punë. Dhe ligji i ri parashikon që policët që largohen në moshën 55, 57, 60 se nuk është e prerë 55, do të marrin 50% të pagës neto të sotme të fundit, plus përfitojnë nga Sigurimet Shoqërore të drejtat e pensionit të parakohshëm që shkojnë afërsisht sa rroga që marrin sot. Dhe ky është një përfitim dinjitoz”, u shpreh Lleshaj. “Pothuajse me të njëjtën pagë ato do jenë të detyruar që të shërbejnë një sasi orësh të caktuar gjatë vitit, rreth 700 orë në detyra të tjera që nuk kërkojnë shumë angazhim fizik”, tha Lleshaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME