Categories Kulture

Eficenca energjetike, paradë me fenerë në Rrugën e Ambasadave

‘Kur bie mbrëmja“ është një Paradë me laterna (fenerë) që do të zhvillohet për inaugurimin në Rrugën e Ambasadave të ndriçimit sipas parimit të eficencës energjetike.

Me ndihmën e Qeverisë Federale të Gjermanisë, Bashkia e Tiranës ka instaluar në Rrugën e Ambasadave ndriçues sipas parimit të efiçiencës energjetike si dhe kanë vendosur një panel diellor për të prodhuar energji të gjelbër.

Ky projekt pilot ka si qëllim reduktimin e konsumit të energjisë dhe të mbetjeve CO2. Projekti është një komponent i bashkëpunimit gjithëpërfshirës gjermano-shqiptar për të rritur efiçiencën e energjisë në Shqipëri.

Projekti do t’i prezantohet publikut të mërkurën, në datën 14 nëntor. Me këtë rast ka edhe një paradë me laterna, e cila do të fillojë në orën 17:30 te “Rruga e Durrësit” / Sheshi “Adem Jashari” dhe më pas do të kalojë përgjatë Rrugës së Ambasadave.

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë fton tek Rruga e Ambasadave, fëmijët dhe familjen dhe mbi të gjitha me laternat e punuara nga ata vetë. Sipas traditës gjermane të paradës me laterna, do të ecet në rrugë duke kënduar me një laternë në dorë.

Pas prezantimit të shkurtër të projektit, Ambasadorja, Suzanne Schütz, Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri dhe Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj do të inaugurojnë ndriçimin e ri. Më pas fëmijët janë të ftuar të marrin pjesë në një kuic mbi temën e efiçiencës së energjisë, ndërsa për prindërit do të ketë një ponç vjeshtor./atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME