Categories Kuriozitete

Ekspertët e zbulojnë në Ishullin e Pashkëve misterin e statujave

Figurat gjigante prej guri të Ishullit të Pashkëve i kanë intriguar prej kohesh eksploruesit dhe kërkuesit, por ekspertët tani besojnë se kanë arritur të zbërthejnë të paktën njërin prej mistereve të tyre të mëdha: përse statujat Moai janë ku janë.

Kërkuesit kane analizuar vendet e platformave megalitike mbi të cilat qëndrojnë këta kolosë e kanë kontrolluar burimet natyre të ishullit. Në këtë mënyrë ata kanë arritur të zbulojnë se strukturat gjigante gjenden pranë burimeve të ujit të rrjedhshëm.

Kjo tregon sipas profesorit Carl Lipo se statujat nuk ngrihen nëpër vende ritualesh të çuditshme; një gjë e tillë simbolizon sipas tij integrimin ne jetën e komuniteteve. Ishulli i Pashkëve apo Rapa Nui, siç njihet ndryshe, ka mbi 300 platforma megalitike dhe secila prej tyre mund të jetë bërë nga një komunitet i veçantë. Të parat besohet të jenë ndërtuar në shekullin e 13-të, dhe shumë prej tyre gjenden në afërsi te bregdetit. Mendohet se monumentet përfaqësonin paraardhësit dhe lidheshin me aktivitetin ritual, por deri më tani arsyeja e vendndodhjes se tyre konsiderohej një mister.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME