Categories Lajme

Sa shpenzojnë shqiptarët për t’u argëtuar

Një europian mesatar shpenzon 8.5% të shpenzimeve të tij mujore për argëtim dhe kulturë, thotë Eurostat.
Ndërkohë, të dhënat e Instat në vendin tonë, tregojnë se, për shqiptarët, kjo normë fiksohet në vetëm 3%.

Kjo do të thotë se shqiptarët shpenzojnë thuajse 3 herë më pak se europianët nga buxheti i tyre mujor për këtë ze. Krahasimi i të dhënave me ato që janë bërë publike nga Eurostat, tregon se, Shqipëria është padiskutim e fundit në Europë.

Në kontinentin e vjetër, vendi ku qytetarët shpenzojnë më pak nga buxheti i tyre mujor për argëtim dhe kulturë është Greqia, me 4.6%, raporton “scan”.

Shqipëria me 3% ka një diferencë të ndjeshme edhe me vendin e fundit. Në vend të parë në Europë ndërkohë, qëndron Danimarka, me 11.5%, e ndjekur nga Suedia dhe Islanda me nga 11% respektivisht. Një familje mesatare shqiptare i dedikon kështu një pjesë tepër të vogël shpenzimeve për argëtim, vetëm 2200 lekë në muaj për të gjithë familjen.

Nga kjo kategori përjashtohen aktivitetet e tipit bare ose restorante. Zëri argëtim dhe kulturë është ai që zë peshën më të vogël në buxhetin e një familje mesatare shqiptare në muaj, më pak edhe se restorantet, veshjet apo pijet alkoolike dhe duhani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME