Categories Lajme

Ekspertët izraelitë: I keni ndërtuar shtëpitë gabim…Ja si duhet t’i vendosni tullat! Kini besim tek ne

Deri më tani kemi ndërtuar gabim, e këtë na e thonë izraelitët.

“I kanë vendosur tullat gabim, në një pjesë të madhe të objekteve që kemi inspektuar. Qytetarët duhet të përdorin shkumën për të siguruar apartamentet e tyre. Kjo e bën tullën më stabël. Është e rëndësishme për të mbyllur hapësirën mes tullave, nëse ka”.

Kështu shprehet kolonel Golan Vach, eksperti izraelit që ndodhet me grupet e huaja të inspektimit në Durrës për të vlerësuar dëmet në objektet e dëmtuara nga tërmeti. Vach tha se në ndërtimin e mureve, përveç brezave ka rëndësi dhe vendosja e tullave me vrima, e cila duhet bërë gjatësore, jo horizontale, në mënyrë që të mbushen me llaç dhe t’i qëndrojnë goditjeve sizmike.

Nëse ata e thonë fjalën e fundit, shqiptarët duhet të kenë besim!

“Unë mund të vij të jetoj në këtë apartament bashkë me fëmijët e mi. Kur themi ka siguri, ka siguri; nëse them do ndërtojmë do ndërtojmë; kur muret janë shumë të dëmtuara prishen. Disa prej dëmeve janë të riparueshme. Mund të përforcohet muri, edhe nëse ka përplasje; dëmet janë një sfidë por realizohen” tha koloneli izraelit.

Ekspertët izraelitë janë duke kryer inspektime në Durrës, ku po bëhet një prezantim i metodologjisë së rindërtimit të godinave të dëmtuara nga ekipi i ushtrisë izraelite. Bashkë me grupin izraelit janë edhe punëtorët e bashkisë Durrës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME