Categories Lajme

Ekspertët shqiptaro-amerikanë nga Nju-Jorku, 8 ditë në Shqipëri për të përcaktuar dëmet

/ATSH/ Një grup ekspertësh shqiptaro-amerikanë nga Nju-Jorku i përbërë nga katër inxhinierë dhe dy arkitektë kanë mbërritur sot në Shqipëri për të dhënë kontributin e tyre në vlerësimin e shkollave, çerdheve e kopshte në zonat problematike pas tërmetit.

Ekspertët Ilir Dukaj, Malvin Ndoci, Delin Bixha, Ediant Martinaj, Kreshnik Zalli dhe Sokol Huta të cilët janë të angazhuar në institucione të ndryshme amerikane, do të qëndrojnë rreth tetë ditë në Shqipëri. Ardhja dhe ekspertiza e tyre këtu u realizua me mbështetjen e këshilltarit bashkiak të Nju-Jorkut dhe anëtarin e KKD-së, Mark Gjonaj. Edhe ministri i Shteti për Diasporën, Pandeli Majko ka shprehur falënderimet e tij për ekspertët që kanë mbërritur nga SHBA.

“Mbërritën sot! Këta djem shqiptaro-amerikanë që nga aeroporti, pa pushuar, u nisën drejt godinave të prishura nga tërmeti… Një histori që përsëritet në kohë! E ditura e ditur që ke dëshirë ta ndjesh! Thirrja e gjakut në ditë të vështirë nga ata që janë ne! Faleminderit Mark!”, është shprehur ministri Majko.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME