Categories Lajme

Spiropali viziton 300 banorë të prekur nga tërmeti në Vorë (Foto)

TIRANË, 2 dhjetor /ATSH/ Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht dhe zëdhënëse e qeverisë, Elisa Spiropali vizitoi sot kampin në Vorë ku janë akomoduar 300 banorë të zonës të prekur nga tërmeti.

Spiropali pa dhe dëgjoi nga afër çdo shqetësim të tyrin. Ajo theksoi se, ekipet e emergjencave kanë ofruar në kohë rekord ndihmë për banorët duke i strehuar në ambiente provizore të sigurta.

Gjithashtu theksoi Spiropali bluzat e bardha kanë qenë në gatishmëri totale, pranë çdo banori, duke i ofruar asistencën e nevojshme mjekësore. Kujdes i shtuar gjithashtu është treguar për fëmijët dhe të moshuarit.

Ndërsa bashkë me ekipet e ekspertëve vendas e të huaj do të kryhet kontroll i imtësishëm në çdo banesë, u shpreh ministrja Spiropali, e cila theksoi se, nuk ka vend për panik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME