Categories Lajme

Eksperti amerikan: SHBA po futet në valën më të madhe të koronavirusit

Ish-komisioneri i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) është shprehur se SHBA po futet në valën më të madhe të pandemisë. Dr. Scott Gottlieb, i cili drejtoi agjencinë nga maji 2017 deri në prill 2019, tha se numri i shtuar i rasteve dhe shtrimeve në spital paraqet një sfidë të madhe për vendin pa vaksinë.

“Ne do të duhet të durojmë këtë valë të përhapjes tani,” tha ai në Face the Nation të CBS të Dielën. “Dhe ka të ngjarë të jetë vala më e madhe që ne kalojmë pa përfitimin e një popullate të vaksinuar.” Gottlieb i tha moderatorit Margaret Brennan se 42 shtete po regjistrojnë rritje të numrit të shtrimeve në spital dhe 45 shtete kalojnë epidemi në rritje. Sipas Projektit të Ndjekjes të COVID, pak më shumë se 37,000 pacientë me koronavirus u shtruan në spital që nga e mërkura. Ndërsa ky numër është shumë poshtë pikut prej rreth 60,000 në prill, mbetet shifra më e lartë e parë që nga gushti. Këtë muaj, të paktën gjashtë shtete – Montana, Nebraska, Dakota e Veriut, Dakota e Jugut, Wisconsin dhe Wyoming – raportuan shtrime rekord në spital.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME