Categories Lajme

Ekspertiza zvicerane: Astrit Dehari është v.rarë, raport 58 faqesh për aktivistin e Vetëvendosjes

Prokuroria Themelore në Prizren përmes një komunikate njoftoi se dje ka pranuar të përkthyer në gjuhën shqipe raportin 58 faqesh të ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për rastin e Astrit Deharit. Raporti i ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për rastin e Astrit Deharit, konstaton – citojmë:

1. Ashtu siç është thënë në ekspertizën tonë El180001, ne kemi dyshime që lidhen me rrethanat e vdekjes së z. DEHARI Astrit. Në fakt hipoteza e një vetëvrasjeje e z. DEHARI Astrit përmes mjete të caktuara nga mjekët ligjor duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në proces fatal duhet të kihet parasysh.

2. Analizat e ADN-së të kryera në laboratorët tona kanë mundësuar të vejnë në dritë një profil të ADN-së mbi mostrën e përshkruar nga ekspertët e Kosovës siç thuhet se përmban pak ose shumë pak ADN.

3. Nga ajo çfarë u tha, ne vlerësojmë se një hetim i ri është i nevojshëm për t’i qartësuar rrethanat e vdekjes së z. DEHARI Astrit. Ekipet tona dhe laboratorët tona janë në dispozicion të hetuesve të ngarkuar me çështjen.

Bazuar në të gjeturat e këtij raporti, Prokuroria thotë se do të vazhdojë me hetimin e këtij rasti dhe do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, ku do t’i dëgjojë edhe ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë, si dhe ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Kosovë, për sqarimin e raporteve të tyre dhe nëse është e domosdoshme do të bëhet një super-ekspertizë jashtë vendit në bashkëpunim dhe koordinim me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që të sqarohen rrethanat dhe shkaktarët e v.dekjes.Prokurori i Shtetit siguron familjen Dehari dhe opinionin publik se në bazë të kompetencave dhe autorizimeve kushtetuese dhe ligjore do të zhvillojë hetime profesionale deri në zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Përfundimet e raportit në gjuhën frënge dhe të përkthyera në gjuhën shqipe i gjeni të bashkangjitura më ketë komunikatë.Babai i Astrit Deharit, ka thënë se nga raporti që kanë marrë, në të dyja gjuhët, sipas konkluzioneve, Astrit Dehari është vrarë dhe jo vetëvrarë.Pas marrjes së raportit, ai tha se i besojnë ekspertizës së Institutit zviceran pasi ata nuk korruptohen dhe nuk duan ta shkatërrojnë karrierën e tyre për shkak të një elite politike.

Familja Dehari pranon raportin e Institutit Zviceran të Mjekësisë Ligjore
Familja e Astrit Deharit ka pranuar raportin e Institutit Zviceran të Mjekësisë Ligjore.Avokati i familjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi ka njoftuar se sot në Prokurorinë Themelore në Prizren, do ta marrin raportin e Institutit Zviceran të Mjekësisë Ligjore.
“Në Prokurorinë Themelore në Prizren do marrim raportin e Institutit Zviceran të Mjekësisë Ligjore. Unë do të jem aty së bashku me Prindërit e Astrit Deharit”, ka shkruar Gashi në Facebook.Raporti ka ardhur ditë më parë. Atë e ka kërkuar familja Dehari, por nuk i është dhënë nga prokuroria, deri sa ai të përkthehet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Grabitet banesa e dy shtetaseve të huaja në Vlorë

Dy persona nga Vlora, 39 dhe 41 vjeç, janë shpallur në kërkim nga policia për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Katedralja Notre Dame rikthehet në normalitet 5 vite pas rënies së zjarrit!

Katedralja Notre Dame rihap dyert e saj sot, pesë vjet e gjysmë pas zjarrit masiv…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi t’i japë fund jetës duke u hedhur nga ura e lumit Buna, shpëtohet i moshuari në Shkodër

Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Shkodër gjatë patrullimit në territor, falë ndërhyrjes në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krimi makabër/ Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan në Athinë

Vrasja makabre e 32-vjecares Alba Cenko nga bashkëshorti i saj Kastriot Cenko në Greqi tronditi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Bypass-in e Fierit, automjeti tip “BMW” del nga rruga, vdes pasagjeri, plagoset drejtuesi i mjetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune nę Byppass- in e…

LEXO ME SHUME