Categories Lajme

Eksportet e fruta-perimeve rritje 20% gjatë marsit, Çuçi: Korridoret e gjelbra ndihmuan tregtinë bujqësore

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi, u shpreh sot se, eksportet e perimeve dhe frutave të freskëta gjatë muajit mars u rritën me 20% krahasuar me vitin e kaluar dhe gjeografia e kësaj tregtie u shtri pothuajse në të gjitha vendet e Europës.

Gjatë një interviste televizive ministri tha se, “strategjia që kemi ndërmarrë për rritjen e prodhimit vendas dhe të eksporteve ka rezultuar një instrument efikas për trendin poziv që po ndjek bujqësia dhe situata e krijuar nga COVID nuk e lë pa prekur sektorin e bujqësisë”.

“Jemi në një treg të lirë dhe në kuadër të marrëveshjeve me vendet CEFTA koridoret e gjelbra nuk e kanë penguar zhvillimin e trendit të rritjes së shkëmbimeve tregtare në fushën e bujqësisë”, u shpreh Çuçi.

Ai tha situata e krijuar nga COVID ka dhënë ndikim tek produktet e peshkut.

“Këtu kemi patur një rënie sidomos gjatë ditëve të para të COVID, pasi peshkatarët  kanë punuar me kapacitete të reduktuara por tani po shohim rritje të kërkesës nga Italia për produktet  peshkore të frekëta nga Shqipëria, kështu që po fillon edhe kjo pjesë e të riaktivizohet pozitivisht”, – tha ministri Çuçi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME