Categories Lajme

Hapja e bizneseve/ Asnjë tolerancë për shmangien nga protokolli i sigurisë

Kryeministri Edi Rama tha sot pasdite se në mbledhjen e qeverisë u diskutua për domosdoshmërinë e zbatimit të protokolleve të sigurisë nga bizneset.

“Po hapim dhe do të vazhdojmë të hapim aktivitetin ekonomik. Por ama nuk mundet dhe nuk do të tolerojmë asnjë shmangie nga protokolli. Me hyrjen në fuqi të masave të reja në Kodin Penal, për të cilat ranë dakord edhe qeveria, edhe Presidenti”.

E them këtë, vijoi Rama, sepse ju mund ta imagjinoni vetë sesa të domosdoshme dhe të rëndësishme janë këto masat e reja përderisa dy palë që vijnë nga një konflikt, jo i vogël para një muaji e pak, kanë konsensus të plotë në funksion të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve që do të thotë se pasoja e shmangies nga protokollet janë të patolerueshme, të papranueshme dhe të pajustifikueshme dhe janë të ndëshkueshme administrativisht, penalisht.

Rama solli shembullin e dikujt që deri sot hapte lokalin e lagjes. Ai kapej, gjobitej e i mbyllej lokali, por tanimë, ai kapet, gjobitet, i sekuestrohet malli dhe përfundon deri prapa hekurave, për kërcënim të drejtpërdrejtë të shëndetit të njerëzve.

“Prandaj të jemi shumë të qartë sot, nuk shkohet më në punë si deri dje për të hapur dyqanin dhe për të fituar, por shkohet edhe për të mbrojtur shëndetin e personelit dhe të blerësve. Ose ato që kanë ndërmarrje fason, nëse nuk zbatojnë protokollin e sigurisë dhe kapen në shkelje të tyre, nuk ia hedhin dot më me një gjobë dhe me një mbyllje të aktivitetit. Por mund të përfundojnë edhe ata prapa hekurave për përhapje me ose pa dashje të epidemisë me pasojë, larg qoftë, vdekjen e njerëzve”, – theksoi Rama.

Ai bëri thirrje: “Mos i hapni dyert dhe ngrini qepenat e njësive tuaja ekonomike pa marrë në portalin ‘e urryer’ e-Albania vërtetimin që biznesi juaj mund të punojë dhe protokollin përkatës të sigurisë shëndetësore për kategorinë e biznesit tuaj”.

“Taskforca ndërinstitucionale Covid e cila po ngrihet do të bëjë kontrolle të vazhdueshme  dhe nuk do të tolerojë duke filluar nga java e ardhshme nëse nuk do të gjejë tek biznesi vërtetimin që mund të jeni të hapur dhe protokollin përkatës”, – tha ai. “Meqë jemi tek “e-Albania”, mos harroni të merrni autorizimet për mjetet për punë”, theksoi Kryeministri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME