Categories Lajme

Eksportet kthejnë tendencën në rritje gjatë korrikut, minus si 7-mujor

Eksportet i janë rikthyer rritjes në korrik, pas një performance të dobët në 6 muajt e parë të vitit. Sipas INSTAT, në korrik 2019 eksportet e mallrave arritën vlerën 28 miliardë lekë, duke u rritur me 3.6%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 8.5%, në krahasim me qershorin 2019. Ndërsa importet e mallrave arritën vlerën 60 miliardë lekë, duke u rritur me 2.3%, në krahasim me një vit më parë dhe me 11.4%, në krahasim me muajin qershor 2019. Deficiti tregtar i këtij muaji është 32 miliardë lekë, duke u rritur me 1.1%, krahasuar me korrikun 2018 dhe 14.1%, në krahasim me muajin qershor 2019.

Por, si shtatëmujor, eksportet e mallrave arritën vlerën 80 miliardë lekë, duke u ulur me 2.6%, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 377 miliardë lekë, duke u rritur me 2.6%, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 197 miliardë lekë, duke u rritur me 7.8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018-ës.

Në muajin korrik 2019, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë janë Kosova (7.3%), Spanja (42.1%), dhe Gjermania (17.1 %). Ndërsa si 7-mujor, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë Kosova (24.4%), Gjermania (4.9%) dhe Maqedonia e Veriut (0.5%).

Vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me korrik 2018 janë Italia dhe Greqia, kurse si 7-mujor janë Kina dhe Greqia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME