Categories Lajme

Ekzekutimi i Briken Sanajt te “Kodra e Diellit”, arrestohet në Gjermani autori i dyshuar

Është arrestuar në Gjermani autori i dyshuar i vrasjes së Briken Sanajt te Kodra e Diellit në Tiranë. Në pranga ka rënë Vladimir Kola.

“Sot me datën 16.04.2024, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden, në Gjermani u bë arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar  Vladimir Kola, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana. Vepra penale: Plagosje me pasoje vdekjen, keqtrajtim, vrasje, armembajtje paleje, eksplozive etj.

Me datën 03/10/2022, rreth ores 22:50 tek Kodra e Diellit, shtetasi Vladimir Kola ne bashkepunim me persona te tjere ka qelluar per vdekje shtetasin Briken Sanaj”-tha policia.

Gjelosh Krasniqi, 49 vjeç, njëri prej bashkëpunëtorëve në vrasjen e Briken Sanajt te kodra e Diellit në Tiranë u arrestua në shkurt 2023 në Pejë të Kosovës.

Në kërkim për vrasjen e Sanajt ishin edhe dy persona, autori i dyshuar Vladimir (Valmir) Kola, si edhe një tjetër bashkëpunëtor në krim Kened Antoni. Kened Antoni, 25-vjeçari nga Peja ka shitur automjetin ‘Mercedes Benz’ që u përdor për ekzekutim. Më 24 tetor 2022 kreu procedurat e shitjes për Gjelosh Krasniqin, 49-vjeçar nga Peja. Po në këtë datë, 6 ditë para vrasjes, e kanë futur makinën në territorin e Shqipërisë dhe ia kanë vënë atë në dispozicion Vladimir Kolës i cili e ka përdorur automjetin për realizimin e vrasjes së Briken Sanajt.

Ata e kanë kaluar mjetin në mënyrë të rregullt në pikën kufitare të Morinës dhe shitjen e kanë bërë në një lokal në Shëngjin. Kjo është provuar nga kamerat e sigurisë së lokalit. Më pas, makinës i janë mbivendosur targa të vjedhura. Lëvizjet e Briken Sanajt nga ambientet e një lokali në Shëngjin pas dasmës së shokut të tij janë sinjalizuar nga një tjetër person i cili ndodhej gjithashtu në dasmë.

Të paktën katër persona dyshohet se morën pjesë në atentatin e 30 tetorit 2022. Vepruan me saktësi dhe duket se nuk kanë lënë gjurmë në duart e policisë. Dy atentatorët u futën në rezidencë pasi çanë rrethimin e jashtëm, e qëlluan nga një distancë të afërt, nga një vend poshtë një peme ulliri.

Të ndihmuar nga një person i tretë, u larguan me shpejtësi me makinën tip “Mercedez Benz”, të cilën e dogjën. Personi i katërt ka pasur rol vëzhgues. Mënyra se si është ruajtur derisa të mbërrinte brenda rezidencës “Kodra e Diellit” dhe hyrja e autorëve nga rrethimi i pasmë i bind hetuesit se ishin vrasës profesionistë dhe me pagesë.

Pasi dolën në Unazë, vijuan përmes ish-sheshit “Shqiponja” dhe hynë në autostradë, nga e cila hynë në rrugën dytësore pranë një qendre tregtare dhe disa kilometra më tej dogjën makinën në Qafë-Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash. Një person tjetër i largoi. Targat e makinës tip ‘Benz’ i përkasin shtetasin Luan Qanushi, të cilat ishin të vjedhura. Brenda makinës janë gjetur dhe armë tip kallashnikov.

Briken Sanaj dyshohet se u vra për plagosjen e kryer 10 vite më parë nga vëllai i viktimës, Antonio alias Renato Sanaj, për një vajzë. Në atë kohë, Renato qëlloi dhe plagosi Gentian Kolën. Dy familjet në Lezhë u futën në gjak dhe tentativat për pajtim ishin të pasuksesshme.

Familja e Sanajt jeton ende në lagjen Besëlidhja të qytetit të Lezhës, po vetë 39-vjeçari jetonte në Itali, ndërsa mësohet se ishte kthyer në Tiranë pasi kishte qenë në dasmën e një shoku. 39-vjeçari kishte një marrë një apartament me qira në rezidencën ‘Kodra e Diellit’, aty ku edhe u ekzekutua. Vetë viktima Briken Sanaj, apo siç njihet ndryshe edhe si Skerdilajd Sanaj, nuk rezultonte me precedent të mëparshëm penal as në Itali dhe as në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME