Categories Lajme

Ekzekutimi i gazetari tronditi botën, kush është mjeku që i preu gishtat dhe treti trupin në acid: Kur bëj këtë punë dëgjoj muzikë

Gazetari saudit Jamal Khashoggi  është torturuar dhe copëtuar teksa ishte akoma gjallë. Detajet dramatike të ngjarjes mendohet të ketë ndodhur brenda konsullatës Saudite në Stamboll. Ekzekutimi i tij ka përkeqësuar marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Arabisë Saudite. Por si u ekzekutua dhe kush është mjeku që copëtoi trupin e gazetarit të njohur si kritik i qeverisë saudite.

Sipas mediave të  huaja mjeku që dyshohet për vrasjen dhe copëtimin e gazetarit, është trajnuar në një objekt në Melburn për sponsorizim nga Qeveria Saudite.

Mjeku dyshohet se ka copëtuar brutalisht një gazetarin, ndërsa ai ishte ende gjallë.

Zyrtarët turq e kanë identifikuar mjekun Salah al-Tubaigy si një nga 15 burrat e pranishëm në konsullatë atë ditë dhe tani është zbuluar se mjeku është trajnuar më parë në Institutin Viktorian të Mjekësisë Ligjore në Melburn.

Mjeku Salah al-Tubaigy

Raportet e tmerrshme pohojnë se Dr al-Tubaigy u tha të tjerëve në skuadër të vendosnin kufjet e tyre ndërsa ai filloi procesin e prerjes së viktimës në copa në një tavolinë.

Pretendohet se gjatë shtatë minutave të torturës që pasoi, gazetari Khashogggi kishte gishtërinjtë e tij të prerë një nga një përpara se të dekapitohej dhe trupi i tij të tretej në acid.

Përfshirja e këtij mjeku në këtë incident mund të minojë një shpjegim alternativ për vdekjen e Khashoggi, i cili thotë se ai u vra aksidentalisht gjatë një marrje në pyetje që shkoi keq.

Në kasetë shtatë minutash, thuhet se ai mund të dëgjohet duke udhëhequr shpërbërjen brutale të trupit të Khashoggi.

Sipas një burimi, Dr al-Tubaigy, i cili gjithashtu mban një post në Ministrinë e Brendshme Saudite, tha: “Kur bëj këtë punë, dëgjoj muzikë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME