Categories Lajme

Ekzekutimi misterioz/ U raportua si vdekje në punë, hetimet zbulojnë se shqiptari u vra

Artan Kaja, 52-vjeçari shqiptar i gjetur i pajetë në një magazinë të fabrikës së letrës në Lucca nuk ka mbetur viktimë e një aksidenti në punë, por është ekzekutuar nga një armë zjarri .

Lajmi u bë me dije nga policia italiane, e cila shton se ka ndaluar një person të dyshuar për këtë ngjarje.

Kaja ishte drejtuesi i një kompanie të jashtme dhe u gjet i vdekur në fabrikën e letrës Smurfit Kappa në Lunata mbrëmjen e së martës. Fillimisht, autoritetet hodhën hipotezën e një aksidenti ose sëmundjeje gjatë punës.

Viktima është gjetur me një lëndim në kokë dhe mjekët dyshonin se kishte rënë nga një lartësi. Por tani shfaqet hipoteza që ai mund të jetë goditur me armë zjarri, e cila ende nuk është gjetur.

Autori i dyshuar i ngjarjes është një shqiptar tjetër, që është marrë në pyetje nga autoritetet, në praninë e avokatit, por dëshmia e tij është kontradiktore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME