Categories Lajme

Ekzekutoi delvinjotin në Greqi, mediat helene publikojnë videon: Elis Salaj lëviz i lirë

Mediat greke kanë publikuar video të të shumëkërkuarit shqiptar, Elis Salaj 35 vjec nga Fieri, i cili edhe pse akuzohet për vrasje shëtit i lirë në shtetin grek. “Zougla” ka publikuar një video të tij, teksa pozon në rrjete sociale krah një grupi personash.

Sipas kësaj media, burimet policore kanë bërë me dije se ka qenë pikërisht pistoleta e Salajt ajo që ka rezultuar se ka shtënë ndaj 39 vjecarit nga Delvina Pëllumb Islami në ngjarjen e 21 shkurtit 2023 në Nea Ionia të Athinës.

Pavarësisht kësaj, Salaj, i cili rezulton pjesë e grupit kriminal të vetëquajtur “Lions”, vazhdon të shëtisë i lirë. Ky grup kriminal qendrën e ka në lokalin e famshëm “BellaVita” në Athinë, nga ku akuzohen se kanë planifikuar e kryer më pasë krime të rënda në Greqi dhe janë të përfshirë në trafiqe të paligjshme. Jashtë këtij lokali nate, disa ditë më parë policia greke arrestoi me pistoletë TT pa leje një 36 vjecar bullgar, i cili rezultoi lidhje e ngushtë me shqiptarët.

Më herët për vrasjen e Pëllumb Islamit janë ndaluar edhe 34 vjecari Olsian Nurixhi alias Ernest Nurixhi si dhe një 24 vjecar shqiptar i njohur si “Dhimitri” apo “Nektarios”.

Disa kohë më parë, mediat greke zbuluan informacione të mbërritura në policinë greke se anëtarët e “Lions” kishin konflikte të hapura edhe me dy vëllezërit grekë Strato dhe Jani Lala, të arrestuar më pak se një vit më parë për vrasjen e gazetarit investigativ grek Girogos Karaivaz dhe të boksierit Hari Kontogiorgi.

Grupi “Lions” dhe lokali “BellaVita” dyshohet se kanë lidhje me një personazh të njohur të botës së krimit, i burgosur në Greqi për trafik kokaine nga Amerika Latine dhe me disa ngjarje të tjera të rënda në shtetin fqinj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME