Categories Lajme

“El Patronit” i pritet koka në burg, lidhja e tij me ekzekutimin e Ergys Dashit për pazare droge në Ekuador

Ekzekutohet në mënyrë makabre Leandro Antonio Norero Tigua brenda burgut në Ekuador. I cilësuar si ‘shef’ i krimit Leandro Norero Tiguas iu pre koka gjatë një trazire brenda institucionit të vuajtjes së dënimit më 3 tetor.

Vrasja e tmerrshme është filmuar. Leandro Antonio Norero Tigua, alias El Patron akuzohej se kishte lidhje me vrasjen e shqiptarit Ergus Dashi në Ekuador për ccështjes trafiku droge. Mësohet se Leandro Antonio Norero Tigua ishte arrestuar që nga maji 2022 për një rast pastrimi parash. Shqiptari Ergus Dashi u vra më 23 janar të 2022 me 20 plumba në një lokal në Ekuador.

Ndërkohë, viktima e sotme ishte proceduar penalisht për gjoja drejtimin e një organizate kriminale që përfshinte një tufë kompanish që shisnin automjete, transport, import eksport si dhe ndërmarrje shërbimi. ‘Karriera’ kriminale e El Patron filloi në vitin 2006. Ai u arrestua për armëmbajtje pa leje. Gjatë viteve në vijim, Norero thuhet se mori mbështetjen e politikanëve të korruptuar, gjë që e lejoi atë të organizonte rrjetet e trafikut të drogës nga portet e Guayaquil dhe Machala.

Norero konsiderohej nga autoritetet kundër narkotikëve dhe inteligjencës si një nga trafikantët kryesorë të drogës në Ekuador. Paratë e gjeneruara nga aktivitete të ndryshme të paligjshme financuan aktivitete të mëtejshme kriminale të mega bandave si Los Lobos, Los Tiguerones, Lagartos dhe Chone Killers, organizata që janë identifikuar të kenë lidhje me Kartelin e Gjeneratës së Re Jalisco. Norero fitoi famë pas vrasjes së Jorge Luis Zambrano i njohur si ‘Rasquiña’ në dhjetor 2020. Rasquiña ishte udhëheqësi i Los Choneros, krahu i armatosur i kartelit Sinaloa.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME