Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme (30 maj) në Mirakë të Elbasanit ndërsa një furgon mallrash ka dalë nga rruga e për pasojë ka mbetur i lënduar shoferi. Mësohet se furgoni me targë AA079NY ka përfunduar disa metra jashtë rrugës në një përrua. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte por edhe lagështira në rrugë. Policia është nisur për në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të aksidentit. Foto ilustruese
Categories
Lajme
Elbasan, furgoni i mallrave përfundon në përrua
