Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në rrugën Elbasan-Prrenjas. Sipas informacioneve të para, mësohet se automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një bordurë. Të plagosurit janë Mikel Mona dhe Olsi Kopaci. Ata u dërguan në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rre.zikut për jetën. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Categories
Lajme
