Categories Lajme

Korçë, të shtëna me ar.më zjarri

Në drejtim të bansesë së një 34 vjeçari në Korçë sot është që.lluar me ar.më nga persona ende të paidentifikuar. Bëhet me dije se personit që i kanë qëlluar është Juxhin Kulla dhe ka qenë në oborrin e shtëpisë kur ka ndodhur ngjarja.

Kulla është një emër i njohur për policinë e Korçës. 34-vjeçari është i skeduar në fushën e narkotikëve.

Madje ai rreth 3 vjet më parë ka pasur një përplasje me shefin e Seksionit Kundër Narkotikëve. Në atë kohë u raportua se në një pikë loto-sporti, përgjatë bulevardit “Gjergj Kastrioti”, dy automjete janë afruar te lokali dhe prej tyre kanë zbritur një grup personash të veshur civilë dhe me antiplumb. Gjithçka ka ndodhur në pak sekonda, kur ata janë afruar menjëherë te lokali dhe në ato momente, Juxhin Kulla është larguar me vrap.

Menjëherë personat kanë qëlluar në ajër dhe kanë bërtitur “Ndal policia”, çka ka bërë që Kulla, në atë kohë 31 vjeç, të ndalojë me duart lart dhe të kapet nga punonjësit civilë. Ndërsa i riu u shoqërua në komisariat, një pjesë e efektivëve kanë kontrolluar mjetin e 31- vjeçarit, por nuk kanë gjetur asgjë.

Dyshimet e policisë kanë nisur pas informacioneve për aktivitetin e 31-vjeçarit për shitje narkotikësh në atë zonë, por duket se pasi policia nuk ka mundur të gjejë asgjë për ta implikuar, situata ka precipituar.

Sipas deklaratave të vetë 31- vjeçarit Kulla, dhënë për avokatin, fillimisht ai është shoqëruar në komisariat, ku edhe ka deklaruar se kishte vrapuar të largohej pasi nuk e dinte se në dy makinat e errëta kishte punonjës policie, por më vonë iu bind urdhrit të tyre.
Ai ka treguar se në ambientet e Policisë është rrahur në mënyrë barbare, çka e dëshmojnë edhe shenjat e shumta në fytyrë. “Jam goditur teksa isha me pranga nga shefi i Antidr.ogës dhe një vartës i tij. Nuk më dhanë arsye, por më thoshin: Trego kush shet drogë, duam emra. Sa herë u thosha nuk di gjë, më godisnin më tepër, deri sa e panë që më kishin masakruar fytyrën. Atëherë ndaluan”, është shprehur para avokatit mbrojtës 31-vjeçari.

Nga ana tjetër, vetë Policia, me anë të një njoftimi zyrtar, ka bërë me dije se “arrestimi i Juxhin Kullës është bërë pasi ky shtetas, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Seksionit Kundër Narkotikëve”.

Sipas Policisë, konfrontimi ka ndodhur mes vetë të shoqëruarit dhe shefit të Seksionit, Buis Hysi, dhe për pasojë kanë marrë dëmtime të dyja palët. Burime zyrtare të Policisë bënë me dije se lidhur me rastin fillimisht është pezulluar shefi i Seksionit Buis Hysi, si dhe është kërkuar një hetim nga SHKB për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME