Categories Lajme

Elbasan, nisin kontrollet për festat

Me afrimin e festave është rritur dhe interesi i konsumatorëve për të bërë blerje.  Siguria ushqimore mbetet shqetësim. AKU në Elbasan thotë se do të merren masa për këdo që cënon sigurinë ndërsa apelon blerësit të tregojnë kujdes.

Afrimi i festave ka shtuar blerësit në tregje.

Edhe pse interesi i konsumatorëve është rritur këto ditë, shqetësim mbetet siguria ushqimore.

Në çdo blerje kanë dyshimin nëse produkti që do të bëjnë pjesë të tyrezës është brenda standarteve.

Qytetari: Gjithë këto sëmundje që po zhvillohen me patologji, pediatri, janë spitalet plot vetëm nga ushqimet. Se çdo gjë është e pakontrolluar.

Më të pasigurtë janë për nënproduktet e qumshtit dhe të mishit.

Qytetari: Kanë dalë këto djathërat me niseshte dhe me gjëra të tjera. Kam eliminuar përfundimisht mishin e vicit. Nuk e marr më në shtëpi. Marr vetëm mish bagëtie të njomë.

Në këtë prag festash Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Elbasan garanton kontrolle dhe masa të ashpra për këdo që cënon sigurinë ushqimore.

Firdus Kurti: E kemi intensifikuar punën gjatë kësaj periudhe. Do punohet edhe të shtunave dhe të dielave me grupe më të vogla inspektimi, me qëllim që në çdo ditë të javës ne të jemi prezent në tregje.

Për këtë vit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer afro 82 mijë kontrolle, ndërsa ka vendosur gjobë ndaj 861 subjekteve me një vlerë totale 250 mln lekësh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME