Categories Lajme

Na ishte njëherë bregdeti i Semanit! Erozioni “zhduk” qytezën e vogël

E njohur për rërën kurative dhe të pasur me jod, dikur vija bregdetare e Semanit i ngjante një qyteze të vogël, ndërsa sot ajo ka këtë pamje (shiko videon). Ndërsat e braktisura dikur kanë qenë lokale e bare përgjatë bregdetit të Semanit. Çdo gjë është pasojë e fenomenit të baticës, ku uji ka përparuar disa kilometra në brendësi, ndërsa duna rëre humbasin çdo ditë në ujë.

Ekspertët thonë se shkaku kryesor i këtij fenomeni është shfrytëzimi i inerteve të lumenjve duke prishur ekuilibrat mes lumit dhe detit, duke kërcënuar kështu tokën. Ndërsa banorët e zonës tregojnë sesi ka qenë qyteza e dikurshme. “Ka qenë me dyqane, gabina që rrinin njerëzit për pushime, furrë buke, kamp për fëmijët.”

“Deti ka qenë mbi 2 km më pas, ka qenë një vend jashtëzakonisht i bukur, me rërë të pastër, gabinat e plazhit, çadra.”

Erozioni ka nisur që prej vitit 1990, duke vazhduar të lërë pasoja të parikuperueshme. Bregdeti i Semanit shtrihet mes dy grykëderdhjeve të lumenjve Seman dhe Vjosë dhe është cilësuar në vite si një nga vijat bregdetare më të veçanta në Fier për pyllin me pisha dhe rërën kurative.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME