Categories Showbiz

Eli Fara feston 53 vjetorin, ja sekreti i bukurisë së këngëtares

Këngëtarja e njohur Eli Fara ka festuar ditëlindjen e 53-të këtë 21 maj brenda Shqipërisë, për shkak të mbylljes së kufijve si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Ka qenë vajza, Marina, që i bëri një dedikim mjaft të bukur në “Instagram”- in saj, teksa publikoi një foto të Elit me buqetën e luleve dhuratë. “U bëfsh 100 vjeç e bukura ime!”, shkruante ajo poshtë fotos, ku këngëtarja duket shumë në formë.

Përveç urimeve, nuk kanë munguar edhe komentet në lidhje me formën e mirë fizike dhe dukjen e re të Elit, ku mes tyre ka nga ata që shkruajnë me pak humor se, “Eli ka mbi 50 vite që feston vetëm 20-vjetorin”.

Sipas miqve, Eli edhe këtë herë festoi krah vajzës dhe miqve, ndërkohë që statusi i saj vazhdon të jetë single. Madje, të tjerë komentues kanë konstatuar se sekreti i rinisë së saj lidhet pikërisht me faktin që ajo prej vitesh nuk ka një bashkëshort në krah dhe kjo është një arsye që të mos e njohë plakjen, pasi bashkë me mungesën e burrit ka shmangur edhe streset e një martese.

Vitin që lamë pas, Eli u komentua për duetin e bukur “Bohém”, me Arkimed Lushajn (Stresin), në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH. Pjesëmarrja e saj në një festival të muzikës së lehtë tërhoqi vëmendjen e publikut, pasi ajo njihet si këngëtarja e famshme e viteve ’80 për muzikën popullore. Mes urimeve të shumta që i bënë për ditëlindje ra në sy ai i këngëtares së njohur, Aurela Gaçe.

“Gëzuar ditën e lindjes mikja ime e shtrenjtë. I lutem Zotit të të japë jo vetëm jetë e shëndet, por të ta gëzojë zemrën me gjithçka dëshiron e meriton! E ti meriton shumë, fisnike. E konsideroj veten me fat që të kam pjesë të jetës sime”, shkruante Aurela në urimin e saj për mikeshën, me të cilën, siç janë shprehur, e kanë ruajtur miqësinë që nga koha kur jetonin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME