Categories Lajme

Si iu bashkua shtetit islamik shqiptarja

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës të premten është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale kundër dy të pandehurave me inicialet L.I dhe A.A., për veprën penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grup terr orist”. Sipas njoftimit të Prokurorisë, të pandehurat me dashje kanë marrë pjesë në veprimtarinë e organizatës, duke shkuar në Siri, ku i janë bashkëngjitur grupit militant, Shteti Islamik.

“E dyshuara A.A., me vëllain e bashkëshortit të saj, përmes Aeroportit të Tiranës ‘Nënë Tereza’ kanë shkuar së pari në Stamboll, e pastaj në Siri, ku, secila veç e veç, duke e përdorur shumën e rregullt mujore të të hollave nga Shteti Islamik iu kanë ofruar shërbime logjistike ushtarëve – anëtarëve meshkuj të familjes, ashtu që e pandehura L.I., pas vr asjes së bashkëshortit të parë A.U., është martuar me K.K., nga Shkupi, e pas vr asjes së tij me N.H. nga Pogradeci, të cilët po ashtu aktivisht kanë luftuar, e gjithë kohën duke e ndërruar vendbanimin varësisht nga ndryshimi i territorit të Shtetit Islamik, deri sa ISIS-i e ka pësuar disfatën e plotë kur kanë qenë të detyruara që të dorëzohen te forcat kurdë, të cilët pastaj me ndihmën e ushtrisë amerikane i kanë deportuar në Kosovë më 24 prill 2019”, është thënë në njoftim.

Sipas Prokurorisë, me këto veprime secila veç e veç, e kanë kryer veprën penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Në total, numri i kosovarëve që patën shkuar në Siri dhe Irak, llogaritet të jetë rreth 400, duke përfshirë burra, gra dhe fëmijë.

Mbi 100 persona nga Kosova janë vrarë atje. Më 19 prill të vitit të kaluar, Kosova ka kthyer 110 qytetarë të saj nga Siria duke përfshirë 32 gra, 74 fëmijë dhe katër luftëtarë të huaj./REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME