Categories Lajme

Eliza Dushku fiton gjyqin për ngacmim seksual dëmshpërblehet me 9.5 milion $

Pas padisë për ngacmim seksual, aktorja shqiptare Eliza Dushku ka përfituar plot 9.5 milionë dollarë. Shpërblimi monetar vjen nga rrjeti televiziv amerikan CBS. Ajo akuzoi për ngacmime seksuale kolegun e saj në sheshxhirimin e serialit “Bull”. Rreth një vit më parë, aktorja e mirënjohur shokoi me deklaratën e saj, ku tha se roli i saj në këtë serial u përjashtua për shkak të ankesës së saj publike.

Dushku aktroi në tre episode të serialit, dhe iu tha se roli i saj do të kthehej në të përjavshëm. Ky premtim nuk u mbajt kur Dushku foli për komentet e papërshtatshme bërë nga protagonisti i serialit, Michael Weatherly. Ky i fundit bëri shaka me subjekt përdhunimin, dhe sugjeroi një treshe.

Në momentin që u ankua për këto ngacmime, roli i saj u hoq nga seriali. Dushku bisedoi me rrjetin televiziv përmes një ndërmjetësi. Ata ranë dakord për ta paguar ekuivalenten e pagës që do të kishte marrë, nëse do të kishte punuar në serial për katër sezone.

Rrjeti televiziv amerikan CBS konfirmoi pagesën, në një deklaratë për shtyp.
“Aludimet në akuzat e znj. Dushku vërtetojnë se, edhe pse po i përkushtohemi një kulture pune të sigurt, gjithëpërfshirëse dhe të respektueshme, kemi shumë punë për të bërë. Pagesa kundrejt këtyre akuzave reflekton pagën që znj. Dushku do të kishte marrë nëse do të kishte aktruar rregullisht në serial. Pagesa u vendos bashkarisht gjatë bisedave me ndërmjetës”.

Ndërsa aktori që bëri komentet e papërshtatshme, Michael Weatherly tha:

“Gjatë xhirimeve, bëra ca shaka dhe u talla me dialogun në skenar. Kur Eliza më tha që s’ndihej mirë me gjuhën që përdora dhe humorin tim, u tmerrova nga ideja se mund ta kisha ofenduar dhe kërkova menjëherë falje. Pasi reflektova më tej, kuptova që çfarë thashë s’ishte as për të qeshur dhe as e përshtatshme. Kërkoj falje dhe pendohem për dhimbjen që i shkaktova Elizës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët magazina e grumbullimit të bimëve medicinale në Malësi të Madhe

Një magazinë që grumbullonte bimë medicinale është përfshirë nga flakët. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunohet barbarisht gazetari Elton Tozaj

Gazetari Elton Tozaj është dhunuar në mënyrë barbare ditën e djeshme, 26 dhjetor, në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 42-vjeçarit në kalçeton në Vlorë, flet mjeku që e priti: Erdhi pa shenja jete, pa puls

Besfort Ruanaj, 42-vjeçari që humbi jetën pas goditjes me top në kraharor gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25%

Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint, Prokuroria Sarandë çon në gjyq kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë shtetas, mes të cilëve…

LEXO ME SHUME